Lajme të mira nga Kina, në 24 orë e fundit nuk shënohet asnjë rast me koronavirus

Lajme të mirë vijnë nga Kina. Për herë të parë që prej shpërthimit të koronavirusit nuk është raportuar asnjë rast me COVID 19.

Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet shëndetësore të Kinës, të cilat thonë se 34 rastet e fundit në rajon janë të ardhura nga jashtë Kinës.

Ndërsa në të gjithë Wuhanin u raportuan në 24 orët e fundit 8 vdekje.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se Wuhani do të duhet të shohë 14 ditë rresht pa asnjë rast të ri para se të hiqen kufizimet e udhëtimit.

Kina raportoi më shumë se 81,000 të infektuar dhe mbi 3000 të vdekur.

SHKARKO APP