Lajme të mira nga Spanja, shënon sërish rënie të numrit të të vdekurve

Numri i personave të vdekur brenda një dite në Spanjë ka rënë për të tretën ditë me radhë, në 674.

Numri total i të vdekurve në këtë shtet tani është 12,418, ndërkohë që ka arritur në 130,759 numri i të infektuarve.

Pasi ka tejkaluar edhe Italinë me numrin e të infektuarve të shtunën, të dhënat e reja japin shpresë se ky shtet është duke kaluar pikun e shpërthimit. Numri i të vdekurve sot është më i vogli në 10 ditë, dhe është hera e parë prej 26 marsit që më pak se 700 persona kanë vdekur brenda 24 orëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, normalizimi i situatës në Spanjë është larg. Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka zgjatur masën e izolimit edhe për tre javë tjera, deri më 26 prill, duke thënë se masat e reja synojnë “të shpëtojnë jetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?