Lamtumirë Liliane Bettencourt, ndërron jetë gruaja më e pasur në botë

Liliane Bettencourt ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Lajmi i vdekjes së trashëgimtares së L’Oreal dhe njëkohësisht gruas më të pasur në botë u dha nga vajza e saj.

“Liliane Bettencourt ndërroi jetë mbrëmjen e shkuar, në shtëpinë e saj. Nëna ime iku në paqe”. – thuhet në një mesazh të vajzës së saj Francoise Bettencourt Meyers.

Ajo kishte dalë rrallë në publik që kur ishte tërhequr nga bordi drejtues i L’Oreal në vitin 2012, por emri i saj mbeti në titujt e parë të gazetave pas përpjekjes së disa familjarëve të miliarderes për të përfituar nga dobësimi i shëndetit të saj mendor shkruan Tg.com.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bettencourt, aksionerja kryesore e gjigantit kozmetik, ishte personi i 14-të më i pasur në botë, sipas revistës Forbes, dhe gruaja më e pasur në botë. Forbes e vlerësoi pasurinë e saj neto në muajin mars, në vlerën 39.5 miliardë dollarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?