Lanë 18 vjeçarin të vdiste me plagë e vetëm 38 kg

Nëna dhe gjyshja e një 18-vjeçari, i cili u la të “kalbej deri në vdekje” në  shtëpinë e tij, janë burgosur për gjithsej shtatë vjet.

Jordan Burling, 18 vjeç, i ngjante “viktimës së një kampi vdekjeje të Luftës së Dytë Botërore” kur vdiq në shtrat në Leeds në vitin 2016.

Nëna e tij Dawn Cranston, 45 vjeç dhe gjyshja Denise Cranston, 70 vjeç, u burgosën për vrasje respektivisht për katër dhe tre vjet, pas një seance dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Kurorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motra e tij 25-vjeçare Abigail Burling u burgos për 18 muaj për shkak se nuk e pengoi atë të vdiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jordan vdiq nga bronkopneumonia akute brenda shtëpisë së tmerreve, siç u cilësua në gjykatë.

Kur Jordan u gjet në fund, ai ishte mbulua me plagë dhe kishte pelena të ndotura.

Adoleshenti ishte aq i dobët, saqë peshonte vetëm 38 kg në shtratin e improvizuar.

Pavarësisht nga vuajtjet e tij, një gjykatës tha se familja kishte tre frigoriferë të vendosur me ushqim në shtëpi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?