Largohen nga Kosova për në SHBA 79 afganë të tjerë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se edhe 79 afganë janë larguar nga Kosova për në ShBA.

MPB ka deklaruar se po punojnë me ambasadën amerikane në Prishtinë për transferimin e refugjatëve afganë.

“Sot i përcollëm 79 miqtë tanë afganë që u larguan nga Kosova për në SHBA këtë mëngjes. Ne po punojmë me partnerin tonë @USEmbPristina, për t’u siguruar që mysafirët tanë në Camp Liya, të kalojnë sa më mirë derisa janë në vendin tonë dhe të jenë në gjendje të fillojnë jetën e tyre të re sa më shpejt të jetë e mundur në Amerikë. Mirupafshim dhe ju dëshirojmë gjithë të mirat duke shpresuar të dëgjojmë përsëri nga ju”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

SHKARKO APP