Lavrov nxehet keq në samitin e OSBE-s në Shkup: A mund të më lini të qetë?!

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u përball me disa ndërprerje teksa po fliste në samitin e OSBE-s në Shkup të Maqedonisë së Veriut. “A mund të më lini të qetë? Ju lutem! Faleminderit!”, tha Lavrov në anglisht dhe më pas vazhdoi fjalimin e tij në rusisht.

Mbetet e paqartë se kujt iu drejtua në këtë mënyrë, por thuhej se delegacioni ukrainas ishte larguar nga salla në momentin kur Lavrov nisi fjalimin e tij. Lavrov mbërriti në Shkup për të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Diplomatët e disa vendeve anëtare të OSBE-së, përfshirë Ukrainën, e bojkotuan ngjarjen për shkak të pjesëmarrjes së planifikuar të Lavrovit në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm rus foli për 15 minuta para se të largohej nga takimi. Pothuajse të gjithë diplomatët perëndimorë, që folën në ditën e parë të samitit që nisi të premten dhe do të përfundojë sot, e dënuan Rusinë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, që e nisi vitin e kaluar, dhe synimet e saj për destalizimin dhe shtrirjen e ndikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?