Lavrov paralajmëron SHBA-në: “Hiqni dorë nga ultimatumi ndaj Iranit, rruga e vetme janë negociatat”

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje prerë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të braktisin “gjuhën e ultimatumeve” dhe t’i kthehen diplomacisë për të shmangur një përshkallëzim katastrofik në Lindjen e Mesme.

Deklarata vjen në një moment kritik, ndërsa Presidenti Donald Trump ka ashpërsuar tonet ndaj Teheranit, duke vendosur afate kohore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit nën kërcënimin e sulmeve ushtarake mbi centralet elektrike dhe urat e Iranit.

Diplomacia e “minutës së fundit”
Gjatë ditës së sotme, Lavrov ka zhvilluar një aktivitet intensiv diplomatik, duke realizuar biseda telefonike me homologun e tij iranian, Abbas Araghchi, dhe atë kinez, Wang Yi. Sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, fokusi ka qenë gjetja e një rrugëdaljeje paqësore përpara skadimit të afateve të vendosura nga Uashingtoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pala ruse shpreh shpresën se përpjekjet e një sërë vendesh për të lehtësuar tensionet rreth Iranit do të jenë të suksesshme,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse. “Normalizimi i qëndrueshëm i situatës kërkon braktisjen e gjuhës së ultimatumeve nga SHBA-të dhe kthimin në rrugën negociuese.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Tensionet në kulm: Ultimatumi i Trump
Kritikat e Lavrovit vijnë pas postimeve të fundit të Presidentit Trump në rrjetet sociale, ku ai paralajmëroi se, nëse Irani nuk tërhiqet nga bllokada detare, Uashingtoni do të nisë një fushatë goditjesh të ashtuquajturën “Dita e Centraleve dhe e Urave”. Edhe pse Trump ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje të shpejtë, ai ka theksuar se “negociatat duhet të jenë produktive dhe të shpejta”.

Pozicioni i Rusisë dhe Kinës
Moska dhe Pekini po koordinon hapat në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të kundërshtuar përdorimin e forcës. Lavrov theksoi se sulmet ndaj infrastrukturës iranianie jo vetëm që do të destabilizonin rajonin, por do të mbartnin rreziqe mjedisore dhe njerëzore “të papranueshme”, duke përfshirë këtu edhe sigurinë e personelit rus që operon në objekte civile në Iran.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?