FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lavrov: SHBA nuk do ta sulmojë Korenë e Veriut

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të sulmojnë Korenë e Veriut, sepse e dinë se Phenjani posedon armë bërthamore.

“Amerikanët nuk do të kryejnë sulme mbi Korenë e Veriut, sepse jo që dyshojnë, por e dinë sigurt se ajo ka bomba bërthamore”, tha Lavrov në një intervistë për telelvizionin rus NTV.

Javëve të fundit, tensionet janë në rritje, për shkak të testeve bërthamore të Phenjanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më 3 shtator, Phenjani ka testuar një bombë hidrogjeni, që besohet të ketë qenë 16 herë më e madhe se bomba që ka hedhur SHBA-ja në Hiroshimë, më 1945.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar se do ta “shkatërrojë tërësisht” Korenë e Veriut nëse ajo paraqet kërcënim për SHBA-në apo aleatët./REL/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?