Leksioni i çuditshëm dhe hipokrizia e Obamës!

Nga Marcello Foa/Presidenti i Amerikës Barak Obama i dha një leksion Europës gjatë vizitës së tij duke deklaruar se “bota nuk ka nevojë për mure” dhe i ka ftuar liderët europianë që të hapin dyert për emigrantët. Diskutimi i tij është shumë korrekt politikisht dhe përputhet shumë mirë me dëshirat e establishmentit përtej oqeanit kryesuar nga Obama. Asnjë surprizë, por e thënë nga presidenti i Amerikës, kjo deklaratë duket paksa e çuditshme.

Nëse ka një shtet që prej shumë vitesh po kërkon të mbyllë dyert për emgirantët duke u kundërvënë me çdo formë dhe pengesë burokratike, është pikërisht Amerika, ashtu siç e di shumë mirë çdo person që ka tentuar të udhëtojë drejt Amerikës.

Provoni të kërkoni të famshmen “Green Card”. Është si të kapësh llotarinë kombëtare, Dhe “Green Card” u jepet më së shumti shteteve të Europës perëndimore, mendo nëse do jesh një afrikan apo sirian! Obama që mallëngjehet për refugjatët dhe i thur elozhe Merkelit duke thënë se “ajo është nga ana e duhur e historisë” pasi po mbledh gjithë aziatikët dhe afrikanët në Europë. Këta njerëz asnjëherë nuk mund të shkojnë në Amerikë, por sipas Obamës është mirë që Europa po i pret.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do të na vinte keq nëse gjatë udhëtimit të tij europian, presidenti amerikan do të kishte pohuar se drama e refugjatëve nuk ka ardhur për shkak të fataliteteve të ndyrshme të papritura, por për shkak  të vendimeve të programuara ushtarake dhe gjeostrategjike, që janë kryer në Uashington dhe me lejen e “komandantit”, më parë Bush dhe tashmë Obama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista është tejet e gjatë: lufta në Afganistan, lufta në Irak, lufta në Libi, destabilizimi me “pranverat false arabe”, lufta civile në Siri dhe stërvitja e rebelëve kundër pushtetit, etj… “Bëmat” e Amerikës nuk mbarojnë. Pasojat mund t’i shohim dhe t’i prekim të gjithë. Mjerim, varfëri dhe vdekje. Mijëra viktima të pafajshme dhe qytete të shkatërruara. Iraku, Afganistani dhe mbi të gjitha Siria, janë shtete të rrënuara për shkak të vendimeve dhe veprimeve amerikane.

Kjo krizë është vepër e tyre! Vepër e “miqve” amerikanë , të cilët që prej 11 shtatorit 2001 vazhdojnë të bëjnë gabim pas gabimi. Ata gabojnë dhe ne duhet të paguajmë për veprimet e tyre. Ata shkatërrojnë gjysmën e botës por në vend që të pendohen, vijnë dhe na bëjnë leksione morali duke na treguar se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar.

Me gjithë respektin, kjo është hipokrizi e pastër presidenti Obama!Një hipokrizi që vetëm një Europë pa shtyllë kurrizore dhe servile mund të pranojë!/ Përgatiti Amarildo Lumani

TemA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?