Leopardi futet në shkollë, plagos 6 persona (VIDEO)

Një video e publikuar në portalin Independent, tregon se si një leopard ka sulmuar një njeri gjatë kohës që ky i fundit po hynte për në shkollë. Incidenti ka ndodhur në Bangalore, të Indisë, ku leopardi tetë-vjeç mashkull, ka plagosur gjashtë persona.

Leopardi mund të shihet se si për të shpëtuar veten, ngjitur mbi një gardh por që nuk arrin ta kapërcejë atë. Por çudia nuk qëndron këtu por në faktin se burri që po luftonte me leopardin  për të shmangur, leopardi e ka kafshuar atë në krah, por nuk e ka lënduar shumë. Njeriu më vonë u trajtua për plagë të lehta. Përpjekja e shpëtimit zgjati 10 orë. Zyrtarët e policisë e përshkruan operacionin të vështirë i cili ka zgjatur shumë orë. “Ishte një luftë e gjatë për të kapur leopard”, tha ai. BBC raportoi se kafsha u zhvendos më pas në një park kombëtar, ndërsa gjashtë persona të plagosur janë trajtuar për plagë të lehta. Për fat të mirë studentët që ishin në shkollë në kohën e mbërritjes së Leopardit, ishin në klasa duke u mbajtur të izoluar.

Incidentet e tilla bëhen më të shpeshta, sepse zonat e banuara apo urbane zgjerohet në afër atyre ku jetojnë këto kafshë.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.Sh

Swiss Digital Mobile Reklama

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=OUcaR6LXJso” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?