FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëshimi i satelitëve/Koreja e Veriut kryen testin e dytë

Koreja e Veriut thotë se ka kryer një tjetër test të lëshimit të satelitit të premten, për të forcuar programin e saj strategjik bërthamor. Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Testi është kryer në pikën e lëshimit të satelitëve, sipas KCNA, e cila citon zëdhënësin e Akademisë koreano-veriore të Mbrojtjes Shkencore.

Ky ishte testi i dytë për këtë javë. Testi i parë u realizua në datë 7 dhjetor dhe u cilësuar nga qeveria koreano-veriore si një test vërtet i rëndësishëm dhe u quajt një test i suksesshëm.

Raportimet për realizimin e testeve të tilla vijnë përpara përfundimit të afatit 1-vjeçar që Koreja e Veriut i ka vendosur Shteteve të Bashkuara për të hequr dorë nga denuklearizimi i njëanshëm. Ndërkohë, bisedimet mes SHBA dhe Koresë së Veriut rreth programit nuklear mbeten të ngrira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?