Letra tronditëse e kriminelit për Trump: Mund të vdes për 2-3 muaj
Joe Exotic, një prej personazheve kryesorë të dokumentit Tiger King i ka kërkuar Presidentit Donald Trump që ta falë për krímet e tij. Në një letër të hapur, bëri deklaratën tronditëse ku tha se mund të vdesë brenda 2-3 muajve dhe i kërkon lirinë.
“Ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve e dinë, kam lindur me CVID, jo Covid-19 dhe kam nevojë për infuzion gjaku çdo 4 javë. Nuk e kam bërë asnjë që prej fundit të janarit. Kam rënë në peshë dhe plagët nuk po më shërohen. Do të jem i vdèkur në 2-3 muaj. Duket sikur kam kaluar në vijën e vdèkjes. Ata ndaluan të gjithë ilaçet e mia, përveç një. Ky vend është fèrr në tokë”, thuhet në një pjesë të letrës.
Trump mund ta marrë në konsideratë dhe ta falë, sepse ai e ka mbështetur zërin e Joe Exotic në rrjete sociale. Emri i vërtetë i Joe është Joseph Maldonado-Passage, i cili po vuan dënimin me 22 vjet burg, pasi u shpall fajtor për komplotin për të vrarë rivalen e tij, aktivisten e të drejtave të kafshëve Carole Baskin.