FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lëvizje armatimesh në Evropë

Anije të ngarkuara me tanke amerikane, artileri vetëlëvizëse dhe qindra automjete luftarake arritën sot në një port të Gjermanisë veriore në rrugën drejt Evropës Lindore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Armatimet dërgohen me synimin për të forcuar aftësitë e NATO-s përballë një agresioni të mundshëm rus.

Gjatë dy javëve të ardhshme, rreth 3,500 trupa të një divizioni këmbësorie në Fort Karson të Kolorados do t’u shtohen pajisjeve luftarake që arritën sot në port.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo shënon fillimin e një faze të re të operacionit me emrin “Atlantik Resolve”, i cili parashikon praninë e vazhdueshme të një brigate të blinduar amerikane në Evropë, mbi bazën e një rotacioni nëntë-mujor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trupat dhe pajisjet do të dislokohen së pari në Poloni dhe pastaj do të përhapen në shtatë vende, nga Estonia në Bullgari, ku është rritur nervozizmi lidhur me shtimin e operacioneve ushtarake ruse në rajon. Një njësi që do të shërbejë si shtab ushtarak do të vendoset në Gjermani.-VOA

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?