LGBT, të paligjshme në 74 shtete
Ndërsa të drejtat e LGBT kanë bërë përparim të konsiderueshëm në disa pjesë të botës së fundmi, një numër i habitshëm i vendeve ende ndëshkon marrëdhëniet mes gjinisë së njëjtë, me burg apo deri në masën ekstreme, vdekje.
Në ditën ndërkombëtare, të LGBT, “The Indepedent”, ka publikuar një artikull ku cilëson se të drejtat e LGBT kanë bërë një rrugë të gjatë vitet e fundit. Në vitin 2015, Gjykata e Lartë vendosi se martesa me të njëjtit seks është antikushtetuese dhe Republika e Irlandës u bë vendi i parë në botë për të legalizuar martesat e të njëjtit seks me votim popullor pas një referendum. Por gjithsesi, në mbarë vendin, ndërsa stigma ndaj komunitetit LGBT, sigurisht pakësohet në disa vende, shumë shtete vazhdojnë ende të kriminalizojnë kontaktet me të njëjtit seks, me burgim ose deri në vdekje.
Hulumtimi i ri i publikuar nga Shoqata (ILGA) shërben si një përkujtues i zymtë i vetëm se sa i përhapur është kriminalizimi. Në një total prej 74 vende, kontakti seksual me të njëjtin seks është vepër penale.
Në 13 vende, nëse je homoseksual ose biseksual dënohesh me vdekje. Këto janë; Sudan, Iran, Arabi Saudite, Jemen, Mauritania, Afganistani, Pakistani, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, pjesë të Nigerisë, pjesë të Somalisë, pjesë të Sirisë dhe pjesë të Irakut.
Në 17 vende, ndalimi për të ndaluar propagandën ”interpretohet si promovim i komuniteteve LGBT. Këto janë; Algjeria, Egjipti, Libia, Maroku, Nigeria, Somalia, Tunizia, Iraku, Irani, Jordania, Kuvajti, Libani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Lituania dhe Rusia.
Më tej në shkrim thuhet se; ”Çuditërisht, një total prej 40 vende mbajë një klauzolë “gay”, si panik e cila ju mundëson njerëzve të përdorin një mbrojtje për kryerjen e krimeve të tilla si sulmi apo vrasja nëse ata ishin provokuar sepse personi ishte homoseksual, lesbiket ose biseksualet. Ndërsa raporti i fokusuar për homoseksualët, lesbiket dhe të drejtat e biseksualëve, ligjet dhe qëndrimet transfobike besohet se janë gjithashtu shumë të zakonshme, si pjesë e persekutimit në mënyrë specifike nga komunitetet transgjinorë”.
Burimi: Independent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

