Libi, ish-Ministri dënohet me 13 vjet burg për terrorizëm

Një gjykatë ushtarake libaneze dënoi ish-ministrin e informacionit Michel Samaha me 13 vjet burg dhe punë të rëndë. Ai u akuza për përpjekjen e kryerjes të “akte terroriste”.

Samaha u dënua për transportimin e eksplozivëve për kryerjen e sulme dhe vrasje të figurave politike dhe fetare në Liban me ndihmën e shërbimeve të sigurisë siriane. Ish-ministri u arrestua në vitin 2012 dhe u dënua në maj të 2015 me katër vite burg, por dënimi u rrëzua një muaj më vonë në një rigjykim.

“Prokuroria kërkoi dënimin me vdekje, por atij ju caktua 13 vite burg dhe punë të rëndë”.  Ish Ministrit iu hoq edhe e drejta e tij për të votuar, apo për të qëndruar në poste publike. Samaha, një politikan dhe ish-këshilltar i krishterë i Presidentit sirian Bashar al-Assad, ka pranuar gjatë gjyqit të tij të mëparshëm se ai kishte transportuar eksplozivë nga Siria për përdorim në sulmet në Liban. Por ai argumentoi ai duhet të lirohet për shkak se është viktimë e një kurthi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënimi i tij i mëparshëm ishte denoncuar si “skandaloz” nga ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burimi: AFP/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?