Libia pjesë e Shtetit Islamik?
Lufta e Shtetit Islmaik, mesa duket po përfshin dhe Libinë, në grupin e saj, në luftën që nuk po njeh ndalim. Në këtë vend kanë mbërritur komandantët e xhihadistëve nga Siria, teksa radiostacionet nuk janë duke lëshuar më muzikë, por porosi të Abu Bakr al-Baghdadit, liderit të terroristëve. Kjo mund të jetë një shenjë, që në Libi mund të kenë ardhur pjestarë të grupit të ISIS.
Qyteti libian, Sirte, është shndërruar në koloni të “Shtetit Islamik”, teksa xhihadistët kanë nisur ta shtrijnë kontrollin edhe në qytetet e tjera libiane, duke iu afruar shumë shpejt Evropës, përkatësisht Italisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ka qenë gazeta amerikane, “The New York Times” ajo e cila ka shkruan se Sirte është rrethuar nga xhihadistët, të cilët rrëmbejnë njerëz, i torturojnë dhe i vrasin. “Qeveria” e islamikëve nga Libia është faktikisht në pushtet, teksa xhihadistët e kanë gati ta marrin edhe qytetin Misrata.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

