Liderët botërorë i dërgojnë Trump “mesazhe të ngrohta” pas të shtënave me armë zjarri
Udhëheqës nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj të shtënave me armë zjarri, në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, raportoi BBC.
Kryeministri kanadez, Mark Carney tha se është “i lehtësuar” që presidenti amerikan, Donald Trump dhe Zonja e Parë, së bashku me të pranishmit, janë të sigurt.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë tronditur nga kjo ngjarje shqetësuese”, tha Carney.
Homologu i tij australian, Anthony Albanese, gjithashtu tha se është “i kënaqur të dëgjojë” se të gjithë në vendngjarje janë të sigurt.
“Ne duartrokasim punën e Shërbimit Sekret dhe zbatimit të ligjit”, shton Albanese.
Diplomatja më e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas shprehu mbështetjen e saj për presidentin amerikan, Donald trump, Zonjën e Parë dhe të gjithë të pranishmit, duke shtuar se “dhuna politike nuk duhet të ketë vend në demokraci”.
Presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, dënoi fuqimisht tentativën e sulmit dhe u shprehu “urimet më të mira” të pranishmëve në këtë ngjarje.
Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif tha se është “thellësisht i tronditur” nga të shtënat me armë zjarri dhe se “mendimet dhe lutjet” e tij ishin me Trump.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi dërgoi urimet më të mira për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme presidentit, Zonjës së Parë dhe zëvendëspresidentit amerikan.
“Ne u dërgojmë respektin tonë”, tha presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum, duke shtuar se “dhuna nuk duhet të jetë kurrë rruga e duhur”. ATSH
KOHA JONË SONDAZH

