Liderët botërorë: Mbështetje Erdoganit dhe qeverisë
Liderët botërorë kanë dënuar grushtin e shtetit në Turqi , duke i dhënë kështu mbështetje të drejtpërdrejtë Presidentit Rexhep Tahip Erdogan.
Nga Washingtoni presidenti Barak Obama u bëri thirrje të gjitha palëve në Turqi të mbështesin qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”.
NATO gjithashtu bëri thirrje për “respektim të plotë” të institucioneve demokratike të Turqisë.
Kreu i Këshillit Europian Donal Tusk, duke folur nga Mongolia ku ndodhet në samitin euro aziatik, tha se pasojat e grushtit të shetit do të jenë vendimtare për të gjithë rajonin dhe për marrëdhëniet në Turqi.
“Këtë mëngjes kemi diskutuar situatën në Turqi me udhëheqësit e institucioneve të BE-së të pranishëm këtu në samit. Turqia është një partner i rëndësishëm për Bashkimin Evropian. BE-ja mbështet plotësisht qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike, institucionet e vendit dhe sundimin e ligjit. Ne bëjmë thirrje për një kthim të shpejtë të rendit kushtetues të Turqisë. Ne vazhdojmë të ndjekim nga afër zhvillimet në Turqi”, tha ai.
Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar pas grushtit të shtetit, i cila tha se”rendi demokratik” duhet të respektohet në Turqi. Zyra e saj gjithashtu lajmëroi se Merkel është në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë për të mbështetur qeverinë e zgjedhur nga populli në Turqi.
KOHA JONË SONDAZH

