FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Liderët e BE-së deri tek Putin, mesazhe ngushëllimi për Berlusconin: Bota humbi një njeri të madh

Bota politike e ka pritur me mjaft pikëllim lajmin e humbjes së personazhit të njohur Italian, Silvio Berlusconi.

Kryeministrja Giorgia Meloni dhe presidenti Sergio Mattarella theksuan se kavalieri ishte ndër njerëzit që shënuan historinë e republikës, ndërsa e mbarë politika italiane u bë bashkë në dërgimin e ngushëllimeve për familjarët.

Pikëllimi për lajmin e hidhur preku dhe institucionet e Bashkimit Europian, me presidenten e parlamentit të Unionit, Roberta Metsola, që tha se Berlusconi ka lënë shenjë në politikë italiane dhe europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një mesazh ngushëllimi dërgoi dhe presidenti rus, Vladimir Putin, që vlerësoi mikun e tij duke theksuar se ishte një politikan i pazakontë, i cili ka thënë atë që mendonte.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?