Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 12:49 82-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Ervin Demo: Përgjegjësia jonë është të kujdesemi për qytetin dhe banorët e tij Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, në 82-vjetorin e Çlirimit të Tiranës, theksoi se nderimi për sakrificën e dëshmorëve duhet të shprehet edhe përmes punës…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hashim Thaçi
  • Rama
  • Spiropali
  • Veliaj
  • Brajan Gruda
  • Rruga Berat-Këlcyrë
  • Dokumentet biometrike
  • Trump
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Liderët evropianë mblidhen në takim urgjent për Ukrainën

Bota E hënë, 17 Shkurt 2025 12:58
Liderët evropianë mblidhen në takim urgjent për Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Udhëheqësit evropianë mblidhen sot në një takim urgjent për të diskutuar luftën trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

Takimi në Paris vjen në përgjigje të shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do ta negociojnë vetë fundin e luftës, duke lënë mënjanë Ukrainën dhe aleatët e saj evropianë.

Udhëheqësit evropianë pritet të prezantojnë një front të bashkuar dhe të diskutojnë propozime të reja për mbështetjen e Ukrainës dhe forcimin e sigurisë evropiane.

“Duket se është një grup i vendeve të BE-së që e kanë të qartë se nuk do të jenë pjesë e një marrëveshjeje të projektuar keq dhe të nxituar nga [presidenti amerikan, Donald] Trump, dhe që janë të përqendruara në vazhdimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën”, thotë Majda Ruge, bashkëpunëtore e lartë në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, me qendër në Berlin.

Shqetësimet në Evropë u rritën pasi Keith Kellogg, i dërguari i Trumpit për Ukrainën dhe Rusinë, tha më 15 shkurt se Evropa nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në bisedimet e paqes.

Në të njëjtën ditë u bë e ditur se zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen këtë javë në Arabinë Saudite, për të filluar bisedimet për përfundimin e luftës – pa vetë Ukrainën.

Megjithatë, Trump tha më 16 shkurt se presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “do të përfshihet” në bisedimet për paqe.

Vetëm disa ditë më parë, ndërkaq, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se Uashingtoni nuk është më “i fokusuar në radhë të parë” në sigurinë e Evropës.

Këto deklarata shkaktuan alarm dhe bënë që liderët evropianë të kërkojnë përgjigje ndaj asaj që e shohin si qasje të njëanshme të Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Zyrtarët evropianë paralajmëruan se një marrëveshje paqeje ose armëpushimi e dakorduar me nxitim, do të minonte Ukrainën dhe sigurinë më të gjerë evropiane.

Evropa është mbështetësja më e madhe financiare e Ukrainës.

Me përjashtim të Hungarisë dhe Sllovakisë, vendi në luftë ka përkrahje të gjerë në kontinent./ REL

Mund t'ju interesojë

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të moderimit përmbysen

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e v...

Para 54 minutash
Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi: humb jetën piloti

Rrëzohet një avion ushtarak në Serbi: humb jetën piloti

Para 55 minutash
Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA

Finlanda kërkon dialog me Rusinë pas luftës: Europa të mos varet vetëm nga SHBA

Para 1 ore
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

82-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Ervin Demo: Përgjegjësia jonë është të kujdesemi për qytetin dhe banorët e tij
Para 7 minutash

82-vjetori i Çlirimit të Tiranës, Ervin Demo: Përgjegjësia jonë është të kujdesemi për qytetin dhe ban...

Hita në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë: Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm
Para 12 minutash

Hita në ceremoninë mortore të shefit të Krimeve në Vlorë: Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm

“Dukej sikur kishte një thes me patate mbi shpinë”, ish-futbollisti kritikon ashpër Dumfries
Para 30 minutash

“Dukej sikur kishte një thes me patate mbi shpinë”, ish-futbollisti kritikon ashpër Dumfries

Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme
Para 53 minutash

Kosova kërkon biletën për “play-off”-in ndaj Irlandës, Foda me tri mungesa të rëndësishme

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 16 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 22 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 14 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 13 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.