Lideri i Katalonisë: Po më trajtojnë si të isha pedofil
Lideri i separatistëve të Katalonisë, tashmë një i arratisur nga drejtësia spanjolle në Belgjikë është shprehur se po trajtohet si “pedofil” nga autoritet.
Carles Puigdemont dhe 4 ministra të tij ndodhen në arrest në Belgjikë, pas urdhrit ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja, urdhër ky që bazohet në akuzat e shkeljes së kushtetutës, thirrjes për revoltë popullore kundër unitetit të territorit spanjoll dhe shpërdorim fondesh.
Aktualisht kërkesa për ekstradim po shqyrtohet në gjykatat belge. Duke folur për “Sky News”, ai u shpreh se po trajtohet si të ishte një kriminel ordiner, trafikant droge, apo pedofil.
“Ky është abuzim… nuk ka të bëjë aspak me politikën, ky është përdorimi politik i gjykatave. Akuzat ndaj meje janë veçse një kërcënim, pasi për krimet që akuzohem unë rrezikoj deri në 30 vjet burg. Kjo është çmenduri, nuk është drejtësi, por është hakmarrje.”-ka thënë Puigdemont-“Unë nuk jam rebel, nuk kam frymën e një rebeli dhe nuk dëshiroj të jem i tillë. E konsideroj veten një njeri shumë të disiplinuar. Qëllimi im është të bëj atë që parlamenti im vendosi (duke iu referuar shpalljes së pavarësisë)”.- ka shtuar i kërkuari i drejtësisë spanjolle.
KOHA JONË SONDAZH

