Lideri i opozitës i përgjigjet Erdoganit: Një turp i vërtetë

Lideri i opozitës, Kemal Këllëçdaroglu, ka reaguar në lidhje me fjalimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan në ceremoninë e inaugurimi të vitit gjyqësor në Beshtepe, duke i cilësuar ato një turp të vërtetë. “Ju e hapët vitin gjyësor. Shumë bukur! Por, në këtë ceremoni ju mbajtët një fjalim tërësisht politik. Ju shpreheni qartë ndërsa i cilësoni krim një sërë çështjes. Çfarë do të thotë kjo? Të nderuar gjyqtarë, po jua bëj të qartë. Këtë vendim duhet të merrni”, u shpreh ai.

Kryetari i Partisë Popullore Republikane, Këlëçdaroglu ndërkohë komentoi dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Efkan Ala. “Nuk dimë shumë detaje në lidhje me dorëheqjen e tij, por duket si një çështje e brendshme e partisë në pushtet. Në momentin që do të kemi më shumë detaje rreth arsyeve të dorëheqjes së tij, do të bëjmë një deklaratë më të plotë për këtë çështje”, u shpreh ai.

“Nëse politika nuk duhet të ndërhyjë në punët e gjyqësorit, në të kundërt Turqia do të përballet me probleme”

Swiss Digital Desktop Reklama

yetur në lidhje me deklaratet e Presidentit, Rexhep Tajjip Erdogan, në hapjen e vitit të ri gjyqësor, i cili u kërkoi gjyqtarëve që “të veprojnë në frymën e 7 gushtit në Yenikapë”, Këlëçdaroglu tha se pajtohet plotësisht me këtë deklaratë. “Në Jenikapë fjalimi im ishte i përmbledhur në 12 pika. Kam kërkuar që politika të mos përzihet në punët e fesë, në ushtri dhe në gjyqësor. Nëse në këto tre institucione përfshini dhe politikën, atëherë Turqia do të përballet me problem të mëdha. Sot ishim dëshmitar të faktit që politika ka ndërhyrë në punët e gjyqësorit. Zoti President thotë se “ky është një institucion i popullit dhe është mëse e normale që ai të marrë pjesë në ceremoninë e hapjës së vitit të ri të gjyqësorit. Dhe ky është një institucion që i përket popullit, nuk është i imi. Pallati presidencial është edhe i popullit. Edhe Parlamenti është i popullit, por shteti ka traditat e veta. Nuk mund ta katandisni parlamentin si pallatin Tuaj presidencial. Çeljen e vitit të ri të gjyqësorit asesi nuk mund ta zhvilloni në parlament. Edhe ai i përket popullit. Pse ju duket normale që nën këtë pretekst Presidenti të mbajë një fjalim në Gjykatë? Çdo institucion ka funksionin e tij. Kjo është ajo që e bën shtetin shtet”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjyqtarët nuk janë burokratë”

Lideri i opozitës turke e cilësoi si të gabuar dhe aspak të denjë qëndrimin e gjyqtarëve në momentin e hyrjes në salla të Presidentit. “Ju thoni që është një institucion i popullit, por a e di populli se sa ka kushtuar? Populli nuk e di sa ka kushtuar ajo ndërtesë, por në atë ndërtesë ju mblidhni të gjithë gjyqtarët. Ekziston një rregull i pacënueshëm; pavarësisht e gjyqësorit. Nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës hyn në një sallë të tillë, asnjë nga gjyqtarët e pranishëm në atë sallë nuk ngrihet në këmbë dhe nuk e duartrokasin. Ndërsa tek ne ngrihen në këmbë të gjithë njëherësh dhe të gjithë e duatraksin plot zell. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që gjyqësori është i hapur dhe është palë politike. Unë mund të ngrihem në këmb. Dhe burokratët gjithashtu, por gjyqtarët nuk janë burokatrë”, u shpreh ai.

“Jam betuar që do të respektoj ndarjen e pushteteve”

Lideri i opozitës turke tha se Presidenti Erdogan urdhëron gjyqësorin dhe shtoi se nuk ka asgjë të keqe që presidenti të marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit të ri të gjyqësorit. “Nuk ka asgjë të keqe që morët pjesë në një ceremoni të tillë. Por, ju mbajtët një fjalim në këtë ceremony. Dhe në mënyrë të qartë disa çështje i konsideroni si krim. Çfarë është kjo? “Të nderuar gjyqtarë, po ju them që ky duhet të jetë vendimi që duhet të merrni. Kjo mbledhje është një turp i vërtetë. Pse nuk mora pjesë? Jam betuar në parlament për respektimin e kushtetutës. Jam betuar që do të respektoj ndarjen e pushteteve dhe i qëndroj betimit tim. Dhe kërkojmë që çdokush t’i qëndrojë besnik betimit të bërë në parlament.  Nëse ju veproni kundër kësaj, nëse politizoni prokurorinë dhe gjyqësorin, atëherë kush do të bëjë drejtësi në këtë vend? U kërkon prokurorëve që të përshpejtojnë procesin e akuzave. Pra, e thënë ndryshe ai i jep urdhra prokurorisë. ‘Jemi vend demokratik’, thonë. Çfarë demokracie është kjo? Të gjithë duhet të respektojnë frymën e Jenikapë. A kemi ne nevojë të jemi të bashkuar? Sigurisht që po, por askush nuk duhet t’i shndërrojë institucionet shtetërore në pronë të tij. Nëse institucionet e këtij vendi i shndërroni në pronë personale, atëherë Turqia nuk mund të jetë e bashkuar dhe nuk mund të ketë paqe sociale”, u shpreh lideri i opozitës.

Sipas liderit të opozitës, prokuroria duhet të respektojë kushtetutën. “Prokuroria duhet mbajë vendin që i takon. Mos ua dorëzoni drejtësinë të tjerëve. Drejtësia është themeli i një shteti. Të gjithë presidentët, të gjithë kryeministrat, të gjithë qytetarët e këtij vendi rrotullohen rreth universit të drejtësisë. Drejtësia është e shenjtë. Në momentin që ju hidhni hije dyshimi mbi paanshmërinë e drejtësisë, atëherë shteti nuk mund të konsiderohet më i tillë. Dhe kjo është e shkruar qartë në kushtetutë. Kushtetuta thotë që askush nuk mund t’i japë urdhëra apo udhëzime prokurorisë”, u shpreh ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?