Ligji i ri i emigracionit shton mundësinë për të emigruar në Gjermani, kush mund të përfitojë

Ndryshimet në ligj për punëtorët e huaj në Gjermani e kanë shtuar interesimin jo vetëm nga shqiptarët, por edhe shtetasit e Ballkanit Perëndimor për të emigruar në ekonominë më të fuqishme të BE-së. Këshilltari i emigracionit nga organizata “Plan B” në Esen, Blerian Kushta, shpjegon ndryshimet që do të sjellë ligji i ri i migracionit dhe procedurën për aplikim nga 1 marsi 2020 për viza pune.

DW: Për çfarë shërbimesh drejtohen klientët tek ju për këshillim?

Blerian Kushta: Tek ne drejtohen kryesisht persona nga Ballkani Perëndimor me synimin e gjetjes së punës në Gjermani dhe integrimin në këtë sektor. Por edhe gjetja e shkollës profesionale është një temë, e cila viteve të fundit ka marrë një hov të madh. Gjetja e punës, gjetja e kurseve të gjuhës dhe njohja e diplomave janë pikat kryesore, me të cilat klientët vijnë këtu dhe që për ne janë shumë nxitëse dhe sfiduese.

Çfarë do sjellë ligji i ri i migracionit që do të hyjë në fuqi nga 1 mars i këtij viti në Gjermani?

Në Gjermani momentalisht kemi 10.000 vende pune të pa zëna në sektorin e mjekësisë, veçanërisht përkujdesjen ndaj të moshuarve – infermeriesë. Gjermania ka mungesa të theksuara personeli, prandaj edhe koalicioni qeverisës pati i idenë për ligjin e migrimit me qëllim plotësimin e këtyre vende pune vakante pune. Këtu bëjnë pjesë disa sektorë, në radhë të parë mjekësia, ndërtimtimi që pasohet nga gastronomia dhe pjesë të tjera, ku mungojnë prurjet. Ligji i ri hyn në fuqi në datën 1 mars të këtij viti dhe parashikon një emigracion të krahut profesional të punës nga shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe vendet e zhvilluara. Në ato profesione ku Gjermania ka nevojë akute për prurje të reja të nxisë migracionin e personave të kualifikiuar. Ky ligj u drejtohet në mënyrë të veçantë atyre që kanë përfunduar studimet e larta dhe janë të diplomuar ose kanë shkollë profesionale prej më së paku dy vjet.

Me futjen në fuqi të ligjit të ri për migracionin, a do të zvogëlohen problemet që migrantët hasin gjatë emigrimit?

Ne kemi problemin që si ambasadat në rajon e edhe në Shqipëri, si zyra për migracion e qytetit nga personi është nisur, kanë kapacitete shumë të kufizuara dhe është pikërisht çështja e informacioneve të mëtejshme që mungojnë. Mund ta imagjinojmë kështu, në zyrë të emigracionit çdo punonjës që i mbikqyr të ardhurit, ka 15 deri në 20 minuta kohë për çdo person, dhe aty nuk bëhet fjalë për çështje të mëtejshme, por thjesht vetëm për nxerrjen e lejes së qëndrimit. Aty lind gjithmonë nevoja për informacione shtesë, për të cilat zyrat publike nuk kanë mundësi t’ua japin personave aplikues. Në këtë rast vjen në funksion organizata që unë përfaqësoj Plan B që ka shumë partnerë të tjerë dhe organizata me të cilat bashkëpunojmë dhe ku drejtohen njerëzit për këshillime.

Ka shumë ankesa për pritjet e gjata në ambasadat pëkatëse në Kosovë dhe Shqipëri, a merren parasysh pritjet e gjata në procesin e vizës në ligjin e ri?

Koha e pritjes duhet shkurtuar patjetër dhe ka projekte të qeverisë gjermane që me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, të shtohen në mënyrë të jashtëzakoshme edhe kapacitet e ambasadave atje për të garantuar që gjithë këto lehtësi ligjore në Gjermani vërtetë të vihen në zbatim dhe apilkuesit të mos hasin në pritje të gjata për vizën përkatëse.

Cilat do të jenë hapat ligjorë, sipas ligjit të ri, që një i interesuar nga rajoni duhet të ndjekë për të siguruar vendin e punës në Gjermani?

Nëse e marrim një shembull të një infermieri apo infermiereje nga Shqipëria, sektor ku ka interes në Gjermani: Ai ose ajo ka mbaruar shkollë të lartë atje dhe në rastin më të mirë të ka edhe përvojë pune, atëherë paraqitet fillimisht kërkesa në ambasadë dhe në të njetjën kohë dërgohen edhe dokumentat në Gjermani për aplikimin për njohjen e diplomës. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë (NRË), është Këlni, qyteti ku do të shqyrtohet procedimi i këtyre rasteve. Pas dërgimit të dokumenteve pritet përgjigjja, që mund të zgjasi deri në katër muaj. Nëse diploma e marrë nga Shqipëria ose vendet e rajonit, njihet një për një me atë të Gjermanisë, lajmi pozitiv i shkon ambasadës dhe në këtë rast ambasada fton aplikuesin për të marrë vizën. Më pas personi vjen këtu dhe gjen punë. Ka dy mënyra ose personi e ka të gjetur punëdhënësin dhe vjen këtu me informacionin që do të shkojë tek një kompani e caktuar ose një person që është i kualifikuar vjen për të kërkuar punë në Gjermani. Në të dy rastet njohja e diplomës në sektorët ku profesioni është i mbrojtur me ligj është një kusht parësor i ligjit të ri të migracionit. Pra nëse nuk njihet diploma, personi e ka thuajse të pamundur që të marrë vizë.

A do të mundësojë ligji i ri gjetjen e punës brenda gjashtë muajsh këtu në Gjermani?

Është një hapje e madhe në aspektin e ligjit të qëndrimit, gjë që ka qenë përpara pothuajse e pamundur. Këtu bëhet fjalë për persona që janë të kualifkuar, që nuk kanë një ofertë apo kontratë pune. Si kusht është njohja e gjermanishtes në nivelin B1, shkallë mesatare e gjuhës dhe sigurimi i jetesës nga vetë personi. Pra me ligjin e ri një person që është i kualifikuar, ka nivelin B1 të gjermanishtes dhe ka mjetet e mjaftueshme financiare mund të vijë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë. Në rast se ai gjen punë mund të merret menjëherë e drejta e punës këtu në Gjermani dhe nuk është e nevojshme që personi të rikthehet në venddlindje përsëri për të ardhur këtu me vizë pune.

Si do të organizohet puna e institucionale në Këln për dhënien e së drejtës për punë pas njohjes së diplomës atyre që do të aplikojnë për këtë?

Në landin e NRW është caktuar zyra e migracionit në Këln si pikë e centralizuar për të marrë përsipër shqyrtimin e të gjitha kërkesave për vizë. Në rastin kur duhet të vendoset fillimi i punës, çështjen e trajton agjencia e punës, e cila vendos nëse i jepet apo jo e drejta aplikuesit për të filluar punën. Këlni është përgjegjës edhe për njohjen e diplomave. Këtu bëhet fjalë për një strukturë që mund të ketë deri në 200 – 250 të punonjës, për t’i bërë ballë kërkesës së madhe që do ketë nga marsi e më tej.

Çfarë shqetësimesh apo kërkesash ngrenë kryesisht migrantët gjatë procesit të marrjes së lejes së qëndrimit tek qendra, që ju përfaqësoni?

Atë që ne perceptojmë është një pakënaqësi jo e vogël tek personat që emigrojnë në Gjermani për arsye pune. Nisur nga fakti që shumë persona, sidomos në sektorin e ndërtimit, lidhen me ndërmarrje shqipfolse ku në disa raste ka edhe shfrytëzim të krahut të punës. Aty ka shumë pakënaqësi dhe ne mundohemi që të respektohet kodi i punës, i cili është një sektor shumë i madh dhe kërkon shumë impenjim, që t’i informojmë këta persona për të drejtat që kanë. Në rastin kur një person vjen këtu me një kontratë të caktuar pune për një punëdhënës të caktuar, ai megjithatë ka të drejtë të paraqesë kërkesë në zyrën e migracionit dhe të fillojë një procedurë të re për një punë tjetër. Nuk është kusht që personi të qëndroj në një punë, nëse është i pakënaqur me të.

Pra nuk ka kushtëzim të punosh për një ndërmarrje të caktuar për të mundësuar ardhjen në Gjermani?

Është e rëndësishme që në vizën që i jepet personit të shkruhet edhe emri i punëdhënësit, por me aplikimin për një punë të re, nëse plotësohen kushtet, atëherë mund të ndryshohet punëdhënësi (kjo shënohet në lejen e qendrimit) dhe mund të fillohet puna e re. Ky është hap shumë pozitiv për persona, që përballen ndonjëherë me kushte thuajse si skllavëri punësimi. Ky proces i ndryshimit të titullit të vendit të punës dhe sipërmarrësit mund të zgjasë deri në 1 apo 2 muaj.

Pse pritet konkretisht në landin e NRW një rritje e madhe e kërkesave për leje pune nga vendet e Ballkanit?

Rritja pritet, sepse në këtë land të Gjermanisë, vetëm qytetarë nga Kosova, nënshtetas me pasaporta të Kosovës, janë rreth 90.000, por shumë të tjerë që kanë pasaporta gjermane nuk figurojnë në këto statistika. Duke u pasuar nga 15.000 nënshtetas shqiptarë dhe rreth 25.000 nga Maqedonia e Veriut. Pra për këtë arsye pritet që edhe në bazë të lidhjeve familjare dhe numrit të migrantëve që duan të vijnë në këtë land të jetë masive kërkesa për viza. / DW

SHKARKO APP