Ligji i ri, vjedhja e ushqimit ”jo krim” nëse je i uritur

Vjedhja e ushqimit në sasi të vogël nëse je i uritur nuk do të quhet më një krim, është shprehur gjykata e lartë e apelit. Ky vendim në të mirë të të varfërve është marrë në Itali.

Gjyqtarët rrëzuan idenë se vjedhja e një sasi të vogël ushqimi nëse je i uritur duhet dënuar, e shembull u mor rasti i një të pastrehuari që kishte vjedhur djathë dhe salsiçe me vlerë 4 euro në një supermarket në Itali. Ostriakov, një njeri i pastrehë ishte “përballë nevojës imediate dhe të domosdoshme për ushqim”, e artikuloi vendimin e saj Gjykata. Për këtë arsye kjo vjedhje nuk është një krim.

Ngjarja ka nisur që në vitin 2011, kur Ostriakov në një supermarket mori pa paguar dy copa djathë dhe një pako me salsiçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2015, Ostriakov u dënua për vjedhje me gjashtë muaj burg dhe një gjobë 100 euro. Për gjyqtarët, “E drejta për të mbijetuar mbizotëron mbi pronën”, thanë ata për gazetën La Stampa. Statistikat tregojnë se 615 persona të varfër i shtohen Italisë çdo ditë, e kjo ishte “e paimagjinueshme sepse ligji nuk duhet të marrë parasysh realitetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Lartë e Italisë, e cila shqyrtoi vetëm zbatimin e ligjit dhe jo faktet e rastit, të hënën ka dhënë  një vendim përfundimtar dhe përcaktues për të përmbysur bindjen në tërësi.

Vjedhja e ushqimit në sasi të vogla për të ngopur një nevojë jetike nuk përbëjnë më një krim. “Gjendja e të pandehurit dhe rrethanat në të cilat konfiskimi i mallrave u zhvillua u provua se ai kishte nevoje të menjëhershme dhe të domosdoshme për ushqimin, pra duke vepruar në një gjendje të nevojës”, tha më tej Gjykata duke shpjeguar vendimin e saj.

Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?