Ligjvënësi më i lartë i BE-së, Manfred Weber: Sirianët duhet të kthehen në shtëpi
Lideri i Partisë Popullore Evropiane (PPE) konservatore në Parlamentin Evropian, Manfred Weber po mbështet në parim kthimin e refugjatëve sirianë në vendin e tyre.
“Ata mund të kthehen në Siri dhe të ndihmojnë në rindërtimin e vendit. Duhet të largohen nga Gjermania dhe Evropa dhe të kthehen në Siri”, tha Weber për “Bild”.
“Ne ofrojmë ndihmë në raste urgjente, por kur lufta mbaron, duhet të ktheheni në vendin tuaj”, tha ai.
“Nëse deportimet në muajin e parë nuk janë të mundura pasi disa rajone të Sirisë janë ende të shkatërruara plotësisht, atëherë mund të vijojnë muajin pasardhës”, tha Weber.
Weber është një politikan i lartë gjerman i Unionit Kristiansocial (CSU) i Bavarisë, partia motër e Unionit Kristiandemokrat (CDU) të kancelarit Friedrich Merz.
Deklarata e tij vjen mes një mosmarrëveshjeje të brendshme brenda bllokut konservator lidhur me kthimet refugjatëve sirianë.
Ministri i Jashtëm, Johann Wadephul shkaktoi zemërim brenda partsië javën e kaluar pasi vizitoi një zonë të shkatërruar të Damaskut.
Ai hodhi dyshime nëse një numër i madh refugjatësh sirianë do të ktheheshin vullnetarisht, duke thënë se ishte “pothuajse e mundur” të jetohej atje me dinjitet duke pasur parasysh shkatërrimin.
Anëtarët e partisë e kritikuan atë për faktin se dukej sikur po distancohej nga qëndrimi i bllokut se refugjatët duhej të deportoheshin shpejt dhe të nxiteshin kthimet vullnetare.
“Lufta civile në Siri ka mbaruar. Nuk ka më arsye për azil në Gjermani dhe për këtë arsye mund të fillojmë me kthimet”, tha më vonë kancelari Friedrich Merz, kreu i CDU-së.
CDU-ja e Merz ka premtuar të rrisë deportimet e kriminelëve të huaj dhe emigrantëve të parregullt që nga marrja e detyrës në maj.
ATSH
KOHA JONË SONDAZH

