Lind ushtria e BE-së: Shtetet që firmosin paktin më…(FOTO)
Brukseli po lëviz gjithnjë e tepër drejt krijimit të një ushtrie të BE-së, me pjesëmarrjen e 22 shtete që shprehen të vendosura për të nënshkruar një marrëveshje ushtarake. Gjermania dhe Franca po udhëheqin krijimin, i cili ka për qëllim të forcojë unitetin e BE-së pas Brexit. Fushata për një bashkim të mbrojtjes europiane është ideuar që në vitet 1950, megjithëse lëvizja ka ngecur në dekada.
Një zyrtar i cituar nga agjensia e lajmeve ”Reuters” u shpreh se : “Jemi në një situatë të re”. Ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së pritet të nënshkruajnë sot paktin e ri dhe më tej ta mbështesin zyrtarisht duke e kthyer në ligj të BE-së.
Federica Mogherini theksoi rëndësinë e marrëveshjes. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë tha: “Sot do të jetë një ditë mjaft historike për mbrojtjen europiane”.
Faza pilot do të përfshijë një sistem për të identifikuar dobësitë në të gjitha forcat e armatosura të BE-së, ndërsa një fond prej miliardash euro do të jepet për të mbështetur paktin që ende është në negociata.
Ky është vetëm hapi final i marshimit drejt ushtrisë së BE-së, me një selitë ushtarake. Blloku kishte frikë nga krijimi i një ushtrie të BE-së, por integrimi i mbrojtjes u ringjall nga Franca dhe Gjermania pas votimit të Britanisë gjatë qershorit të kaluar.
Shumica e anëtarëve të BE-së nuk përmbushin objektivin e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s prej 2 përqind. Britania dhe SHBA-ja janë dy vendet e tjera që përmbushin synimin. Përveç Danimarkës, e cila ka zgjedhur të gjitha politikat e mbrojtjes së BE-së, vetëm Austria, Polonia, Irlanda dhe Malta duhet të vendosin nëse do të bashkohen me paktin.
Britania e Madhe nuk është pjesë e iniciativës, por zyrtarët britanikë nuk kanë hedhur poshtë përfshirjen e vendit. Britania mund të jetë në gjendje të bashkohet, por vetëm në mënyrë të jashtëzakonshme nëse ofron fonde dhe ekspertizë të konsiderueshme.
Duke folur përpara nënshkrimit të paktit, zonja Mogherini vlerësoi propozimin e mbrojtjes. “Pas shumë vitesh, më në fund do të iniciohet sigurimi i Traktatit të Lisbonës, i cili krijon mundësinë që vendet anëtare të BE-së të kenë një bashkëpunim të strukturuar mbi mbrojtjen”,-tha Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë.
Plani synon që pas 2020 fondi për këtë strukturë të përbashkët ushtarake europiane të jetë mbi 5 miliardë euro. Liderët europian pritet ta firmosin atë në 11 dhjetor. Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e cilësoi ujdinë një hap historik, një gur themeli në zhvillim europian.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

KOHA JONË SONDAZH

