FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus

Një bashkëpunëtor i liderit opozitar rus, Aleksei Navalny ka thënë se kritiku i Kremlini është liruar nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin prej 15 ditësh burgim, për shkak të organizimit të protestave anti-korrupsion në Moskë.

Bashkëpunëtori i Navalny, Leonid Volkov, u ka thënë gazetarëve, të cilët ishin mbledhur para ndërtesës së burgut, se ai ishte dërguar në një ndërtesë tjetër në Moskë, prej ku ishte liruar nga burgu.

Navalny ishte dënuar me 15 ditë burgim për organizimin e protestave të 26 marsit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria ruse ka thënë se protestat ishin të paligjshme, pasi autoritetet në Moskë nuk kishin dhënë leje për mbajtjen e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 26 mars, në dhjetëra qytete në mbarë Rusinë u organizuar protesta anti-qeveritare. Vetëm në Moskë u arrestuan mbi 1 mijë persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?