Lirohet nga burgu polici që vrau George Floyd dhe “ndezi” Amerikën

Ish oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin, i cili akuzohet për vrasjen afro amerikanit George Floyd është liruar, këtë të mërkurë.

Chauvin, 44 vjeç, ndodhej në burgun e sigurisë maksimale në Oak Park Heights që nga fundi i majit.

Sipas mediave lokale, polici u la i lirë me kusht të paguante 1 milion dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të katër oficerët aktualisht të akuzuar për vdekjen e Floyd tani janë liruar nga paraburgimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Video që u publikua në rrjetet sociale tregonte Chauvin teksa i vendoste gjurin në qafë Floyd për gati tetë minuta. Video ndezi protesta dhe dhune në Minneapolis dhe demonstrata në të gjithë botën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?