Lituania, vendeve të BE-së: Mos blini nga Rusia
Fuqia Ruse mbetet ende një fuqi dhe këtë e tregojnë dhe shtetet e tjera, edhe pse një super fuqi me ndikim negative në rajon. Ka qenë Lituania ajo e cila i ka bërë thirrje fqinjëve të saj, anëtarë si ajo të Bashkimit Evropian, për të pezulluar blerjen e energjisë elektrike nga centralet bërthamore ruse.
Në një prononcim për mediat në ditën e sotme Ministri lituanez i Energjisë, Rokas Masiulis ka theksuar se projektet e reaktorëve rusë në perëndim të Bjellorusisë dhe në enklavën ruse të Kaliningradit paraqesin një rrezik të mundshëm për shtetet fqinje.
“Unë do të takohem personalisht me homologët letuanezë, estonezë, finlandezë dhe polakë për të zhvilluar bisedime me ta rreth masave që mund të ndikojnë në kufizimin e hyrjes në tregun e BE-së të energjisë elektrike e prodhuar në centrale me rrezikshmëri të lartë”, deklaroi ministri për median. Ndër të tjera ai theksoi se ju ka dërguar një letër të sipërcituarve për këtë çështje dhe pret bashkëpunimin e tyre.
Për tu kujtuar është se Centrali bërthamor bjellorus, është i ndërtuar nga Rusia për rreth 50 kilometra nga kufiri lituaneze, pritet të hyjë në shërbim në vitin 2018.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

