
Del nga kontrolli protesta për rastin “Monstra” që po zhvillohet në Shkup.
Pasi policia nuk i lejoi protestuesit t’i afrohen objektit të Qeverisë së Maqedonisë, ata nisën edhe konfrontimin fizik.
Siç raportohet, ka disa të lënduar.
Organizuesit e protestave vazhdimisht bëjnë thirrje për qetësi, duke kërkuar që policia të lirojë rrugën.
