LONDËR – Johnson: Largimi i Assadit kyçi i zgjidhjes së çështje siriane
Largimi i presidentit sirian, Bashar al-Assad nga vendi mbetet kyçi i zgjidhjes së konfliktit në Siri, deklaroi sot ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, në prag të bisedimeve me homologët e tij amerikan dhe evropianë.
Johnson pritet të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry si edhe me homologët e tjerë të tij gjerman, francez dhe italian.
Johnson dhe Kerry kanë planifikuar edhe takime me ministrat e Jashtëm të Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe për çështjen e Jemenit.
“Duhet të jemi më aktivë, më bashkëpunues dhe më praktikë dhe kjo është arsyeja që unë jam i lumtur të kem këtë mundësi për të ftuar homologët e mi në Londër për takime të rëndësishme mbi konfliktet në Siri dhe Jemen”, deklaroi Johnson.
“Do të qartësoj idenë time sipas së cilës vuajtja e popullit sirian nuk do të mbarojë derisa Assadi të jetë në pushtet. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Rusinë, duhet të jetë i një mendjeje për këtë”, theksoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

