Londër, plagosen dy persona me thikë

Policia në Britani ka thënë se dy persona janë therur me thikë të premten në një incident në qendër të Londrës, derisa zyrtarët e armatosur kanë shkuar në skenën ku ka ndodhur incidenti, përkatësisht në selinë e Sony Music në Kensington, transmeton Reuters.

Policia e Londrës ka thënë se ata kanë arrestuar një person, dhe se sulmi nuk është duke u trajtuar si terrorist. “Zyrtarët, duke përfshirë zyrtarë të armatosur dhe shërbimet e ambulancës janë duke ofruar ndihmë”, ka thënë policia.

“Evakuimi është duke ndodhur vetëm si masë parandaluese. Dy persona janë therur me thikë dhe po presim që të kuptojmë gjendjen e tyre”, kanë shtuar zyrtarët policorë. Pamjet në rrjetet sociale kanë shfaqur numër të madh të makinave policore në skenën e incidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?