Londër, Sadiq Khan rikonfirmohet kryetar bashkie
Nuk ka supriza në zgjedhjet vendore në Britani, ku Sadiq Khan ka fituar një tjetër mandat në krye të bashkisë së Londrës. Kryebashkiaku laburistë ka mundur të marrë rreth 52% të preferencave të banorëve të kryeqytetit britanik. Khan ka marrë rreth 1.2 milionë vota ndërsa kundërshtari i tij konservator, Shaun Bailey vetëm 977 mijë.
Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970 dhe është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i 5-të i 8 fëmijëve të një çifti pakistanez. Djali i një shoferi autobusi, nëna rrobaqepëse, Khan ka patur fëmijëri modeste, me prindër që kanë sakrifikuar gjithçka për të blerë një shtëpi dhe për të arsimuar fëmijët.
Ka studiuar në shkolla shtetërore dhe ka përfunduar Universitetin për drejtësi në veri të Londrës. Ai është një ish-avokat i të drejtave të njeriut dhe gjithashtu ka shërbyer si Ministër i Transportit në Qeverinë e Gordon Brown, duke u bërë Ministri i parë mysliman në kabinetin qeveritar.