”Lufta” Erdogan-Gulen, po djeg marrëdhëniet diplomatike me SHBA
Turqia sot vendosi veten në rrugën e luftës me Amerikën kjo pasi Presidenti Rexhep Erdogan u pa në përpjekje për të rikthyer kontrollin e tij të hekurt në vend pas një grushti shteti të dështuar ushtarak. Kryeministri Turk Binali Yildirim në një deklaratë tha se vendi e konsideron veten në luftë me kombet që qëndrojnë afër Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA.
Ai shtoi se: “Çdo vend që mbron Fethullah Gylen, do të jem armik me Turqinë”. Kleriku i moderuar Gulen, i cili jeton në Pensilvani, ka qenë një kokë turku i vazhdueshëm për Erdogan, i cili e ka akuzuar atë për se po krijon një “shtet paralel”.
Deklarata nga Z. Yildirim mund të shihet si një kërcënim për Amerikën ku jeton Gulen, Por këto reagime mund të sjellin përballe të forta me pasoja diplomatike apo dhe ushtarake. Gulen, themeluesi i një lëvizje islamike e cila mbart emrin e tij, promovon një markë të fesë e cila promovon besimin në shkencë, dialogun ndërfetar dhe demokracinë tek partitë politike.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka konfirmuar para gazetarëve sot se Amerika nuk ka marrë ende një kërkesë nga Turqia për të ekstraduar liderin fetar.
Gulen është një kundërshtar i vjetër i liderit Erdogan, i cili e ka akuzuar atë dhe lëvizjen e tij si përpjekje për të krijuar institucionet e veta për të përmbysur qeverinë. Gulen ka lëshuar një deklaratë duke mohuar çdo përfshirje në grushtin e shtetit dhe dënon përpjekjen për të përmbysur Erdoganin.
Në letër thuhet se: “Unë dënoj në mënyrën më të fuqishme grushtin ushtarak në Turqi. Si dikush që ka vuajtur nën grushtet e shumta ushtarake gjatë pesë dekadave të fundit, kjo është veçanërisht fyese të akuzuar dikë për një përpjekje të tillë. Unë kategorikisht i mohoj akuzat e tilla”.
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

