Lufta Izrael-Palestinë, do të mund BE të ndihmojë në uljen e tensioneve?

Figurat më të larta diplomatike të Bashkimit Europian kanë kërkuar që t’i vihet menjëherë fre dhunës në Izrael dhe Palestinë, konflikt i cili ka hyrë në ditën e katërt dhe ka përshkallëzuar në përdorimin e raketave dhe sulmeve ajrore me pasoja në jetë njerëzish.

Kryeqytetet e Europës kanë pasur shpesh pikëpamje që bien ndesh me njëra-tjetrën për sa i përket situatës midis Izraelit dhe Palestinës. Gjermania prej kohësh është një prej aleateve më të ngushta të Izraelit në Europë. “Sulmi raketor mbi Izraelin është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet menjëherë”, deklaroi ministri i Jashtëm Heiko Maas. “Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet. Ky përshkallëzim i dhunës as nuk mund të tolerohet e as të pranohet”.

Franca ka mbajtur një qëndrim më të baraspeshuar. Ministria e Jashtme tha se “i dënon me forcë” sulmet në Rripin e Gazës në “shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, por nga ana tjetër gjithashtu denoncoi “shpërnguljet e dhunshme në lindje të Jerusalemit”, duke i cilësuar si “të jashtëligjshme”.

“Ata që thonë se është agresion i Izraelit kundër Palestinës, apo e anasjella, e kanë gabim”, tha zv-ministri i Punëve të Jashtme, Clement Beaune. Ai shtoi se SHBA, si aleatja më e ngushtë e Izraelit, duhet të jetë më e përfshirë: “Është e qartë që ata kanë peshë më të fortë diplomatike, edhe nëse Europa duhet të jetë më prezente”.

Cila ka qenë roli tradicional i BE në këtë çështje?

BE ka qenë prej kohësh në mbështetje për zgjidhjen e konfliktit përmes njohjes së dy shteteve: pozicion i cili Hugh Lovatt, ligjbërës në Këshillin Europian mbi Çështjet e Jashtme, mendon se do të qëndrojë edhe në të ardhmen e afërt. “BE është e palëkundur në mbështetjen e jo vetëm dy shteteve por edhe për Akordin e Oslos dhe procesin e paqes”, tha ai.

Për sa i përket përshkallëzimit të dhunës, ai shtoi: “Është e vështirë të arrihet në një pozicion të unifikuar mbarë europian, por mendoj se deklarata e Borrell ishte ndër më të mirat”. “Vlera e shtuar e BE është deri diku e kufizuar kur vjen puna te përshkallëzimi në Gaza”, tha ai. “Kjo pasi edhe vetë BE refuzon të ketë kontakt me Hamas”.

“Ata që luajnë rol ndërmjetësues janë ata që kanë kontakt me ta: Egjipti, Katari dhe OKB”. Në të njëjtën kohë, edhe pse nuk është rënë dakord për mbaj tjen e takimeve zyrtare, BE pritet të ndërhyjë duke ofruar ndihma humanitare në Gaza, si gjatë konfliktit, por edhe më pas.

BE është donatori më i madh i Autoriteteve të Palestinës, dhe që prej 200, Komisioni Europian ka dhënë 700 milionë euro në forma ndihme palestinezëve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, sipas përfaqësuesve lokal të BE.

SHKARKO APP