Lufta kundër koronavirusit , BE ndan mbi 410 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Placeholder Image

Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi ka deklaruar se së fundmi Bashkimi Evropian do të ndajë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë.

Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social Twitter është shpehur se parashikohet edhe rialokimi i mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U kam shkruar kryeministrave të partnerëve tanë #Ballkanit Perëndimor për të konfirmuar se qëndrojmë pranë rajonit në luftën kundër #Koronavirus. Ne po ndajmë 38 milion € ndihmë të menjëhershme për sektorët e shëndetësisë dhe parashikimin e rialokimit mbi 373 milion € për rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike”, shkruan Varhelyi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?