Lufta në Siri u merr jetën 160 shtetasve Rusë

 

ISIS mbetet ende lajmi kryesor në të gjitha mediat botërore. Situata e fundit në Paris, jo vetëm që ka shkaktuar zemërim ndaj grupeve të ndryshme terroriste por dhe humbje në viktima. Rusia po lufton në emër të Shtetit Islamik e ku në bazë të një raporti të autoritetet ruse, ku thuhet se rreth 160 shtetas rusë, që kanë luftuar për militantët e Shtetit Islamik, janë vrarë në Siri.

Lajmin e ka bërë të ditur, Oleg Syromolotov, zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë, ka thënë po ashtu se nga 2,700 shtetas rusë që luftojnë në Siri, 73 janë kthyer dhe janë dënuar. Ai ka thënë se “mbi 25,000 mercenarë të huaj” luftojnë nën flamurin e Shtetit Islamik, përfshirë shtetas nga vendet Arabe, Evropës dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Rusia ka nisur sulme ajrore në Siri, në fund të muajit shtator, për të mbështetur forcat e presidentit Bashar al-Assad, raporton Rel. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur qëndrimin e tij, se do të intensifikojë fushatën bombarduese në Siri. Shteti Islamik tha se sulmi ishte hakmarrje për fushatën ajrore të Rusisë kundër grupeve të tjera në Sirisë, ku Moska dëshiron të ruajë, sundimin e presidentit Bashar Assad. Putin ka thënë se fushata ajrore e Rusisë në Siri "jo vetëm që duhet të vazhdojë, por duhet të intensifikohen në mënyrë që kriminelët të kuptojnë se ndëshkimi është i pashmangshëm.  Ai i udhëzoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të paraqesin sugjerimet e tyre se si operacioni i Rusisë në Siri mund të modifikohet. Në këtë punë, duke përfshirë kërkimin për të gjetur dhe ndëshkuar kriminelët, ne mbështetemi në të gjithë miqtë tanë, tha Putin. "Ne do të veprojmë në përputhje me nenin 51të Kartës së OKB-së, e cila i jep secilit vend të drejtën për vetëmbrojtje. Kushdo që përpiqet për të ndihmuar kriminelët duhet të kuptojnë se ata do të jenë përgjegjës për t'u dhënë atyre strehim.

R.Shtylla

SHKARKO APP