FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lufta në Ukrainë kthehet në qendër të agjendës ndërkombëtare, Trump telefonin Putin dhe Zelenskyn para samitit të G7

Lufta në Ukrainë ka hyrë sërish në qendër të agjendës ndërkombëtare, teksa liderët e G7 mblidhen këtë javë në Francë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e betejës dhe përpjekjet diplomatike për paqe.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zhvilluar telefonata të ndara me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në prag të samitit të G7 në Evian.

Sipas Zelenskyt, biseda me Trump ka përfshirë “disa ide të mira” që mund të ndihmojnë në afrimin e paqes, ndërsa ai e ka informuar presidentin amerikan mbi situatën në front dhe pozicionin aktual të forcave ukrainase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Kremlini njoftoi se gjatë bisedës me Putinin, Trump ka theksuar se përfundimi i konfliktit në Ukrainë është jetik dhe ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në procesin e paqes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zhvillimet diplomatike vijnë në një moment kur lufta mbetet një nga temat kryesore të diskutimeve mes liderëve të G7, të cilët pritet të analizojnë edhe ndikimin e saj në sigurinë dhe ekonominë globale.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar Zelenskyn në një seancë të veçantë pune me udhëheqësit e G7, ku do të diskutohet progresi në terren dhe hapat e ardhshëm drejt një zgjidhjeje të mundshme politike.

Sipas burimeve diplomatike, fokusi kryesor i samitit pritet të mbetet koordinimi mes aleatëve perëndimorë dhe gjetja e një formule për uljen e tensioneve dhe hapjen e negociatave të drejtpërdrejta mes palëve në konflikt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?