Lufta në Ukrainë/ Sulmohet Odesa, 8 të vdekur dhe 2 fëmijë të vrarë në Donetsk
Prej 60 ditësh Ukraina është në luftë. Ditën e djeshme, pak pas fillimit të festimeve të Pashkëve Ortodokse, Odessa u godit nga një sulm me raketa që la të paktën tetë viktima.
Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri Evropiane (OSBE) denoncoi arrestimin e disa prej vëzhguesve të saj ushtarakë në rajonet Donetsk dhe Lugansk.
Batalioni Azov pretendon se edhe sot, në ditën e Pashkëve Ortodokse, bombat po bien mbi uzinën e çelikut në Mariupol, mbi kokat e fëmijëve që janë strehuar atje. Ndërsa OKB-ja po bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm për evakuimin e zonës.