Luftanije ruse në Bosfor, tërbohet Turqia: Gati t’i godasim!

 

Vazhdojnë shkëndijat mes Ankarasë dhe Moskës. Pamjet e një anije luftarake të armatosur dhë me lëshuesit e predhave në pozicion qitje ka tërbuar turqit.

Anija duket sikur është në gjendje lufte teksa kalon ngushticën e Bosforit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu e ka cilësuar si provokim nga pala ruse. Ai tha se vendi i tij do të përgjigjet në rast të shkëndijës më të vogël. Televizonet vendase kanë transmetuar pamje të anijes ku shihej edhe një ushtar me kundërtank në krah.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave turke, anija “Caesar Kurnikov” ajo ka kaluar dje në Bosfor dhe ka kaluar vetëm për të provokuar turqit.

Pas takimit të pak ditëve më parë me homologun rus Lavrov, Cavusoglu u duk optimist për rihapjen e dialogut mes dy vendeve, por lëvizja e fundit e rusëve duket se ka rikthyer tensionin e lartë që ekziston prej ditësh mes Rusisë dhe Turqisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?