“Luftë” në Çikago, 11 të vrarë

Të paktën 11 persona kanë gjetur vdekjen gjatë fundjavës në qytetin e Çikagos në Shtetet e Bashkuara, ndërsa më shumë se 60 vetë u qëlluan gjatë dy ditëve.

Policia ka kërkuar ndihmë më të madhe për të luftuar dhunën dhe përdorimin e armëve.

Shumica e të shtënave lidhen me banda të organizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk do të humbasim”, u tha gazetarëve të dielën shefi i policisë, Fred Waller.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë nga sistemi ynë gjyqësor. Ne kemi nevojë për më shumë ndihmë nga partnerët tanë federalë dhe ne po e marrim atë,” shtoi ai.

Shumica e të shtënave ndodhën të dielën ku u qëlluan 30 persona mes mesnatës dhe orës 03:00.

Shumica e incidenteve thuhet se ndodhën në anët jugore dhe perëndimore të Çikagos.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?