Lukashenko drejt mandatit të 6-të, shpërthejnë protestat

Protesta të dhunshme janë regjistruar në kryeqytetin e Bjellorusisë, pasi një exit-poll i organizuar nga televizioni shtetëror, shpalli fitoren e presidentit fuqiplotë Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet e së dielës Në Minsk, policia përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën sende të forta mbi ta.

Kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya u shpreh se nuk i besonte këtyre shifrave që e nxirrnin atë me 7% të votave ndërsa Lukashenkon me mbi 80% të preferencave të qytetarëve bjellorusë. “Nuk mund t’ju besoj syve, mazhoranca e qytetarëve është me ne”.

Svetlana 37-vjeçare është bashkëshortja e blogerit dhe aktivistit të njohur Sergej Tikhanovkij, kandidati që një javë më parë u arrestua me akuzën se po organizonte një revoltë falë mbështetjes të disa mercenarëve rus. Ajo jo vetëm nuk është politikane e mirëfilltë, por deri pak ditë më parë as që nuk i shkonte në mendje të sfidonte presidentin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?