Luksemburg, Kryeministri Bettel martohet me mikun e tij

Kryeministri liberal i Luksemburgut, Xavier Bettel martohet sot me mikun e tij dhe shndërrohet drejtuesi i parë në Bashkimin Evropian që kryen një martesë homoseksuale, shenjë evolucioni e shoqërisë vendase.  Ceremonia do të zhvillohet sot pasdite në bashkinë e Luksemburgut dhe do të drejtohet nga Lydie Polfer, kryetare e bashkisë së kryeqytetit.

Kryeministri i ri, 42 vjeç, deklaroi vitin e kaluar martesën me Gauthier Destenay, një arkitekt belg.  “Ai më kërkoi të martoheshim dhe unë i thashë ‘po”, deklaroi Bettel për ”Los Angeles Times”.

Martesa e tyre është konsideruar si shenjë evolucioni për shoqërinë luksemburgeze.  Popullsia e Luksemburgut është e besimit katolik.

SHKARKO APP