“Ma hiqni qesen nga koka se po mbytem”, fjalët e fundit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi

Një regjistrim audio brenda konsullatës së Arabisë në Stamboll ka zbuluar fjalët e fundit të Jamal Khashoggi që u vra brenda të njëjtit vend. Këtë regjistrim e ka zbuluar gazetari i kronikës së zezë në gazetën “Daily Sabah”, për Al Jazeera.

“Po mbytem…ma hiqni qesen nga koka, jam klaustrofobik,”- mësohet të ketë thënë Jamal në fjalët e tij të fundit. Gazetari turk Karaman tregon gjithashtu se vdekja e tija ka qenë e dhimbshme dhe ka zgjatur 7 minuta, shkruan Al Jazzera.

Trupi i Jamal Khashoggi u gjet në një pyll i copëtuar dhe i groposur. Arabia Saudite deri tani ka arrestuar 18 persona për vrasjen e gazetarit, dhe ka shkarkuar 5 zyrtarë të lartë të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Presidenti turk, Erdogan ka kërkuar që ata të ekstradohen në Turqi pasi krimi ka ndodhur në territorin turk.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?