Macron i ashpër me May-n: S’do zgjidhim problemet e Britanisë, mbrojmë interesat tona

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se BE ka “arritur maksimumin” e asaj që mund t’i ofrojë Britanisë së Madhe dhe nuk do të komprometojë interesat evropiane për të zgjidhur një krizë politike britanike.

Reagimi i Macron-it erdhi pas disfatës së thellë të marrëveshjes së Brexit në Parlamentin e Britanisë së Madhe të martën në mbrëmje.

Ndërsa May po përballet tani me një votë mosbesimi në shtëpi, BE-ja ka shprehur keqardhjen për fiaskon spektakolare të marrëveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Macron është një nga shumë liderë evropianë që kishin shprehur mbështetjen për marrëveshjen, duke argumentuar se skenari “i vështirë Brexit” pa ndonjë marrëveshje divorci do të ishte një goditje e rëndë për vetë Mbretërinë e Bashkuar, mbi të gjitha.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mundësia e parë, ata shkojnë kundër një marrëveshjeje dhe thonë: Nuk ka asnjë marrëveshje. Kjo është e frikshme për të gjithë. Humbësit e parë në këtë do të ishin britanikët,” – tha presidenti francez, qeveria e të cilit është ballafaquar së fundmi me protesta të mëdha nga ana e “Jelekëve të Verdhë”.

Nëse May merr opsionin e dytë dhe kthehet në tryezën e negociatave, sërish nuk do arrinin ndonjë përparim të madh që do e lejonte atë të qetësonte kundërshtarët politikë në shtëpi, paralajmëroi Macron.

“Unë mendoj se kemi arritur maksimumin e asaj që mund të bëjmë me marrëveshjen dhe nuk do të zgjidhim çështjet politike të brendshme të Britanisë së Madhe, duke lënë pas dore interesat evropiane”, tha Macron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?