Macron la në pritje Papën, ja si reagon Ati i Shenjtë. Video bëhet virale në rrjet

Papa Françesku teksa shpreh me mimikë mërzitjen dhe zhgënjimin prej faktit se Presidenti francez Emmanuel Macron e la të priste dhe kjo video është bërë virale në rrjet.

Papa duket i shqetësuar dhe në vazhdimësi sheh me sy karrigen e zbrazët të Macron-it pranë tij. Kamera zmadhon fytyrën e vrenjtur të Papës, ndërsa në sfond janë flamujt e Francës, BE-së dhe Vatikanit pas tij.

Pas një minutë e gjysmë, Papa ngrihet nga vendi dhe përshëndet Macron, i cili hyn me shpejtësi në dhomë. Nëse Papa buzëqeshi pas momentit të sikletshëm, komentuesit në Itali nuk e kursyen aspak Macron, duke e cilësuar fyes faktin që e la Atin e Shenjtë të priste aq gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?