Macron: Nëse vazhdojmë kështu, Evropa rrezikon të zhduket nga harta

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar se Evropa rrezikon “të fshihet nga faqja e dheut” brenda pesë vjetësh, nëse nuk ndërmerr hapa konkretë për t’u shndërruar në një aktore aktive dhe jo thjesht vëzhguese të zhvillimeve globale.

Ai theksoi se zgjedhja për të qëndruar pasive do ta çonte kontinentin drejt nënshtrimit, duke humbur ndikimin dhe peshën në arenën ndërkombëtare.

“Nëse zgjedhim të jemi vetëm vëzhgues, kjo na çon drejt një nënshtrimi të rehatshëm. Nuk shqetësojmë askënd, përpiqemi të jemi korrektë me amerikanët dhe kinezët dhe vazhdojmë sikur asgjë të mos ndryshojë. Por po ju them qartë: nëse nuk veprojmë, Evropa do të fshihet nga faqja e dheut brenda pesë vjetësh”, deklaroi Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, historia ka treguar se Evropa gjithmonë ka dështuar kur ka qenë e përçarë, ndaj bashkimi dhe veprimi i përbashkët janë thelbësore për të ardhmen e saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?