Macron sulmon politikën e Trump për Gazën: Paqja nuk u soll

Presidenti francez Emmanuel Macron shfrytëzoi fjalimin e tij të fundit në OKB për të kritikuar pretendimet e presidentit amerikan Donald Trump se kishte rikthyer paqen në Gaza.

Macron hodhi poshtë deklaratat për një “paqe të supozuar”, duke theksuar se situata humanitare në Gaza mbetet e rëndë.

“Çfarë besueshmërie kemi nëse vazhdojmë të qëndrojmë duarkryq përballë situatës në Gaza? Disa mburren me një paqe të supozuar. Por ajo paqe nuk e ka rikthyer qasjen humanitare qoftë edhe për një sekondë të vetme”, tha Macron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e mbylli kritikën me një pyetje të drejtpërdrejtë: “A duhet thjesht të qëndrojmë e të vështrojmë këtë spektakël që duhet të na turpërojë të gjithëve?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Macron foli gjithashtu në mbështetje të njohjes së Palestinës dhe mbrojtjes së rolit të Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?