Mafies italiane i sekuestrohen plot 18 miliardë euro!

Në përmbyllje të vitit 2019 është bërë publike shifra konkrete sa i takon totalit të pasurive të konfiskuara të mafies italiane gjatë 5 viteve të fundit.

Kështu mësohet se nga viti 2015 e deri më sot, krimit të organizuar vendas i janë sekuestruar 18 miliardë euro pasuri. 11 miliardë në para cash e 7 miliardë euro pasuri e patundshme. Kjo pasuri e marrë në dorëzim nga shteti është baras me 1 % të PPB-së kombëtare.

Guardia di Finanza Italiane ka investuar mbi 1 milionë euro në vit në aktivitetin e inspektimit në nivel kombëtar në të gjitha sektorët institucionalë për kapjen në kohë të shenjave të infiltrimit kriminal në ekonominë vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktiviteti i Guardia di Finanzia është kryer në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Hetimore të Tatimeve e cila është krijuar që më vitin 1921 e ka kontribuar në procedurat e parandalimit e në operacionet e pastrimit të parave të pista, në piktura arti, diamante të çmuara apo gjetje arkeologjike me vlerë të veçantë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtyre 5 viteve janë hetuar pasuritë e rreth 55 mijë personave e janë marrë në ekzaminim mbi 10 mijë produkte të tyre, mesatarisht 5.5 në ditë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?