“Magjistari i Omaha” fitoi 32.2 mln dollarë në ditë gjatë 2016-s
Është një nga njerëzit më të pasur në botë, ndërsa gjatë vitit që po lëmë pas ka fituar plot 32.2 mln dollarë në ditë , fal edhe krizës globale.
I konsideruar si “Magjistari i Omaha”, Warren Buffert sipas “Forbs”, është njeriu i dytë më i pasur në botë dhe është një nga kundërshtarët e miliarderit tjetër Donald Trump, i cili ka fituar zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Paçka se një kundërshtar, profesori i London School of Economics, Dr.Brian Klaas, mendon se miliarderi Buffet ka të ngjarë të fitojë edhe më shumë në epokën e Trump.
Ironikisht, politikat që do të ndërmarrë Presidenti i ri do të shkojnë sërish në favor të miliarderëve.
“Për ironi, zonat ku Trump mund të gjejë terren më të zakonshëm me republikanët në Kongres nuk janë politikat tregtare apo reformimi i ‘Uashingtonit’”, tha Klaas, duke folur për “The Independent”.
“Do të jetë ulja e taksave, liberalizimi dhe erozioni i rrjetit të sigurisë sociale. Të tri fushat janë në favor të ‘titanëve’ të biznesit, por do të dëmtojnë klasën punëtore që ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve të Trumpit”, shtoi ai.
Buffett ishte një nga mbështetësit më të fortë të Hillary Clinton gjatë fushatës, ndërsa i kërkoi vazhdimisht kundërshtarit të saj publikimin e kartës së taksave. 86 vjeçari është shef ekzekutiv dhe aksionari më i madh i kopanisë ndërkombëtare “Berkshire Hathaway”.
Gjatë vitit 2016, ai shtoi 11.8 miliardë dollarë pasuri, ose 19% më shumë, duke e çuar pasurinë e tij në 74.1 miliardë dollarë, që e rendit atë pas spanjollit të firmës “Zara”.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

